Gashi i PDK-së, Haki Abazit: A e bleu Albin Kurti heshtjen tënde për vrasjen e Deharit me pozitën e zv.kryeministrit?

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të ish/zëvendëskryeministrit të Kosovës, Haki Abazi pasi ky i fundit nëpërmjet një postimi kritikoi dhe akuzoi PDK-në pse po e votojnë Rimëkëmbjen Ekonomike.

Gashi ka thënë se Abazi është rrezikues i sigurisë kombëtare, zhvatës i fondeve publike, vizitor i arkivave të Serbisë, akuzues i luftës dhe abuzues i pozitës zyrtare.

Tutje, Gashi e ka pyetur Haki Abazin; “Heshtjen tënde për Deharin a e bleu Albin Kurti me pozitën e zëvendës kryeministrit!”

Ky është postimi i Gashit:

Ky rrezikues i sigurisë kombëtare,
Ky zhvatës i fondeve publike,
Vizitor i arkivave të Serbisë dhe ushtrisë serbe,
Selinë personale e ndërtoi në Beograd,
Akuzues i luftës çlirimtare,
Abuzues i pozitës zyrtare,
Blerje të pozitës së Zëvendës kryeministrit,
Konstatuesi më i qartë i vrasjes se Deharit,
Pra, ky është Haki Abazi!
Ky dashakeqës i Republikës së Kosovës që punon për republikën e tretë!
Z. HAQIU, PDK është gjeneza e UÇK-së, të gjitha partitë tjera janë degëzime!
Ti dhe kolegët tuaj, jeni proklamuesit publik të krahasimit mes krimeve serbe me kinse ato të UÇK-së!
Krejt në fund, kush e vrau nga Lëvizja Vetëvendosje Astrit Deharin, sepse vet keni deklaruar se ai është vrarë nga VV!
Heshtjen tënde për Deharin a e bleu Albin Kurti me pozitën e zëvendës kryeministrit!