Ish-zëvendësministri i Ministrisë Financave dhe njëherit kandidat për deputet nga radhët e AAK-se Fatmir Gashi, ka folur rreth rritjes së pagave me propozimin e tyre si dhe ka ngritur shqetësimin e ikjeve të shumë kuadrave nga Kosova.

Ai tha se me ardhjen e Aleancës në pushtet rroga minimale në sektorin publik do të jetë 1000 euro. Gashi tha se rritja e pagave është domosdoshmëri.

“Programi jonë si detyrë e parë që kemi me hy në Qeveri ka me qenë ndryshimi i ligjit të buxhetit neni 33 ku këta i rrisin pagat me 0.5 për qind të koficientit. Që i bjen 55 euro deri në qershor. Ligji për pagat në sektorin publik, që vetë e kanë nxjerrë përmes nenit 9 dhe 42. Neni 9 thotë se me ligj të buxhetit përcaktohet vlera nominale e pagës. U kanë 110, Aleanca e ka propozu 165 dhe ka me bë 165. Kur e bëjmë 165 koficientin mesatarja e pagës në sektorin publik ka me qenë 1000 euro. Kjo nuk është dëshirë e jona por është masë e domosdoshme. Kjo është një mundësi shumë reale dhe e rritë buxhetin e pagave për 200 milionë euro”, deklaroi ish zëvendësministri i financave.

“Kjo e pshton eksodin e doktorëve, inferimerëve, pjesëtarëve të FSK, policëve dhe të tjerëve. Sepse neve të gjithë kuadrat po na ikin”, shtoi ai. Tutje Gashi bëri krahasimin e pagave aktuale me ato që do të jenë me Aleancën në Qeveri. “I kam disa shembuj konkret të pagave, ushtari në FSK rrogën e ka pas 638 euro me koficient tonin do ti bëhet 957 euro. Ligjeruesëve do ti bëhet 1419, mësimdhënsave të shkollave të mesme do të ju bëhet 957 eruo paga, atyre të shkollave fillore ju bëhet 924 euro. Mjekëve specialist do ju bëhet 1980 euro rroga ndërsa mjekëve në specializin do ju bëhet 1320 euro rroga. Inferimeres kryesore do ti bëhet 1556 kurse infermiereve, fizioterapeutëve e të tjerëve donju bëhet 891 euro me propozimin tonë. Ndërsa këta e kanë 594 infermierët, 704 kryeinfermierën. E me këto paga që i kenj neve nuk do të na mbetë asnjë kuadër në vendin tonë. Pra rritja e pagave është domosdoshmëri”, tregoi ai.