Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar edhe një rast tjetër të garave ilegale në autostradë.

Policia i ka gjobitur shoferët e Ferrarit, Buggatit dhe veturave tjera luksoze.

Ata u dënuan me nga 400 euro secili dhe iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Vlera minimale se secilës prej këtyre veturave shkon mbi 100 mijë euro.