deputeti

Ganimete Musliu: Nëse do bëhej luftë, do isha pjesë e saj

Ganimete Musliu ka uruar të gjithë qytetarët pas transformimit te FSK-së në Ushtrisë.

Ajo ka thënë se nëse do kishte luftë do të ishte pjesë e saj, pasi që në kokë kishte një kapelë të Ushtrisë.

“Sot secili deputet ndihet sikur kur e kemi votuar Pavarsinë e Kosovës, ky është vendimi kryesor pas Pavarësisë, shpresoj qe do vazhdojmë të jemi krah i aleancave që i kemi pas deri sot”, tha Musliu.

Musliu po ashtu tregoi se në mëngjes ka qenë në vizitë tek Kompleksi Memorial i heronjve në Marinë, për të vizituar varrin e Mujë Krasniqit i cili ditën e sotme ka shënuar 20 vjetorin e rënies, sipas saj nuk ka asgjë më mirë sesa votimi i ushtrisë në këtë ditë.