Gani Geci tregon se si Vjosa Osmani e largoi atë nga tavolina që ishte me Isa Mustafës

Gani Geci, anëtar i LDK-së, ka treguar një gjë të pa thënë deri më tash nga ai.

Ai ka dashur të tregoi afërsinë që Vjosa Osmani kishte me Isa Mustafën, liderin e LDK-së, me të cilin tash zonja Osmani s’ka fare raporte dhe bën shumë akuza në drejtim të tij.

Geci ka treguar për një rast të vitit 2014 kur ai i kishte takuar në një lokal Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Skendër Hyseni dhe Ismet Beqiri, transmeton Ballkani.info.

“Shkova në atë tavolinë dhe ndërkohë Vjosa Osmani me tha largohu nga tavolina. Me këtë po dua të tregoi afërsinë që Vjosa kishte me Isa Mustafën. Ajo qysh atëherë ishte mbështetëse e devotshme e Isa Mustafës”, ka thënë ai në kanal10.

Më pas ai ka treguar edhe çfarë i ka thënë në atë rast Osmanit.

“Unë i kam thënë meqe je femër s’kom çka të boj, por po ta thirri gruan time dhe të tregon ajo”, ka thënë ai. /Ballkani.info/