Gallata e “Këngës Magjike” me ‘livestream’ të Youtubes

Sonte ka nisur nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike” që këtë vit shënon edicionin e 20-të.

Përpos se në televizion, për herë të parë publiku ka mundësi që festivalin ta ndjekë edhe në Youtube përmes ‘livestream’, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo ky ‘livestream’ është gallatë në vete.

Kjo se, një person afër publikut ka hyrë ‘live’ duke xhiruar me telefon nga një largësi e madhe prej skenës, duke mos u parë mirë as prezantuesit e as konkurrentët.

Madje, përpos që nuk shihet, aty nuk dëgjohet asgjë, përpos zhurmës që e bën publiku përmes duartrokitjeve.

Një ‘livestream’ si ky është vërtetë për ta ‘përshëndetur’./Ballkani.info/