Galaxy S10 shihet në videon promocionale (VIDEO)

Një njoftim i ri zyrtar i Samsung Galaxy S10 tani është zbuluar në televizionin norvegjez përpara ngjarjes Unpacked dhe konfirmon një numër karakteristikash për të cilat ishte spekuluar.

Siç është raportuar fillimisht nga The Verge, reklama është shfaqur gabimisht në Norwegian TV 2.

Reklama e konfirmon qartë lexuesin e ri të gjurmëve të gishtave me ultratinguj, vrimën e kamerës frontale, vendosjen e trefishtë të kamerës dhe Galaxy Buds, përcjell Telegrafi.

Megjithëse ne dijmë për këto karakteristika tashmë, është e qartë se Samsung po thekson këto veçori specifike në fushatat e tyre të marketingut për Galaxy S10.