Galaxy Fold do të mbështesë qindra aplikacione

Telefonat fleksibil në vetvete nuk kanë vlerë nëse nuk mbështeten nga aplikacionet përkatëse, të cilat mund të përfitojnë nga përparësitë e ekraneve fleksibile.

Kjo nuk do të paraqesë problem për Galaxy Foldin e ripërpunuar, i cili më në fund është i gatshëm të dalë në shitje, raporton Engadget.

Samsungu ka njoftuar se ka bashkëpunuar me developerët e Google dhe Android për të sjellë qindra aplikacione në Fold, duke përfshirë edhe emra të mëdhenj si Amazon Prime Video, Facebook, Spotify dhe Twitter.

Ky informacion vjen pasi Samsungu dhe Google kaluan muaj të tërë në laboratorët testues për t’i ndihmuar krijuesit e aplikacioneve që t’i finalizojnë zgjidhjet e tyre për Fold.

Lajmet arrijnë gjithashtu me detajet se Android 10 po e përmirëson mbështetjen për telefonat e palosshëm.

Sistemi operativ tani është më i mirë në ndryshimin e madhësisë së aplikacioneve dhe shfaqjen e tyre në ekran, ndërsa developerët tani e kanë një emulator të ri për t’i ndihmuar ata që t’i testojnë në disa ekrane. Me kalimin e kohës priten më shumë aplikacione të cilat punojnë në telefona të palosshëm.

loading…