Shtepi

Gabime në dekor që e bëjnë shtëpinë të duket e vogël

Ju mund të keni një shtëpi të vogël ose mund ta bëni të duket edhe më e vogël nga sa është përmes këtyre gabimeve.

Një dekor i bukur dhe i përshtatshëm për ambientin dhe hapësirën është gjithçka që një person kërkon në shtëpinë e tij. Mirëpo shpesh mund të pëlqejmë gjëra të ndryshme dhe bashkimi në mënyrë jo të duhur të tyre mund të shkaktojë një imazh të shëmtuar të shtëpisë dhe mbi të gjitha iluzionin e një hapësire më të vogël.

Një nga turket e dekorit është që shtëpia të duket gjithmonë më e madhe nga sa është dhe jo e kundërta. Ja disa nga gabimet e shpeshta që bëhen me dekorin dhe si t’i rregulloni ato.

1-Tapeti i vogël: Një tapet i vogël apo i ngushtë që lë hapësira mes mobilieve në fakt krijon idenë e një shtëpie të vogël. Prandaj më mirë zgjidhini një tapet të madh që futet poshtë mobilieve në mënyrë që të mos ketë thyerje në dysheme. Kjo do të krijojë një iluzion të një hapësire më të madhe.

2-Perde shumë të ulëta: Kur kornizat ku varen perdet janë shumë poshtë krijojnë idenë e një shtëpie shumë të ulët dhe sikur të merret fryma. Prandaj sigurohuni që t’i vendosni lart ato dhe të krijoni idenë e një tavani më të lartë.

3-Ndriçimi i pakët: Kur burimi i dritës vjen vetëm nga një vend atëherë kjo do të krijojë idenë e një shtëpie të vogël. Prandaj sigurohuni të vendosni disa abazhurë drite në shtëpi pasi janë një mjet i fuqishëm për të krijuar hapësirë dhe ngrohtësi.

4-Mobilie shumë të vogla: Edhe pse keni një hapësirë të vogël, mos zgjidhni mobilie të vogla. Kjo do e bëjë atë të duket si një shtëpi kukullash. Zgjidhini me kujdes mobiliet dhe sigurohuni të jenë të mëdha mjaftueshëm që të përshtaten me hapësirën

5-Muret e errëta: Kur ngjyra e mureve është e errët kjo do të zvogëloj hapësirën. Më mirë lyejini me ngjyra të hapura pastel që të krijoni idenë e lartësisë, hapësirës dhe dritës në shtëpi.