G4shi: Krenar me ty Dua Lipa

Labinot Gashi, i njohur me emrin artistik G4shi, është një nga reperat shqiptarë më të njohur në arenën ndërkombëtare, i cili karrierën e tij e ka ndërtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtari ka treguar se ka një simpati të veçantë ndaj shqiptarëve tjerë të suksesshëm, në veçanti ndaj artistes Dua Lipa.

Këtë e shfaqi edhe sot, kur në profilin e tij në rrjetet sociale disa fotografi, ku shfaqej bashkë me Lipën, në prapaskenat e festivalit “Sunny Hill”, teksa valëvisnin flamurin kuqezi.

“Madhështore, krenar me ty Dua Lipa”, shkruante në përshkrimin e fotografisë që ka publikuar ai. Besohet se këtë dedikim ai ia ka bërë Lipës pasi ajo ka fituar “Kaprollin e Artë” në Berlin.

View this post on Instagram

Greatness proud of you @dualipa ??

A post shared by GASHi (@gashi) on