tensione

Fytyra nervoze e Mogherinit pas takimit në Bruksel!

Sot është mbajtur takimi i Kosovës me Bashkimin Evropian në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel.

Nga ana e tij, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër BE-në për mos liberalizimin e vizave.

Ndërkohë që këto kritika, duket se kanë acaruar shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin, shkruan Indeksonline.

Pas takimit në Bruksel, fytyra e saj dukshëm tregon se nuk ka kaluar një ditë të mirë!

Vlen të përmendim faktin se Haradinaj ka insistuar që nuk do ta heqë taksen 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina edhe pas presionit të BE-së.