Futen në shtëpi banorët e parë të “BBV Kosova”

Së shpejti do të nis reality show “Big Brother VIP Kosova”.

Moderatorja e njohur Liberta Spahiu ka publikuar një video duke thënë se banorët e parë janë futur në shtëpi.

Ajo shfaqet krah Adriatik Kelmendit, Alaudin Hamitit si dhe pjesëtar nga stafi.

“Banoret e pare sapo u ngujuan ne shtepine e BBVK. Dreqi le ta haj.. cka ska me bA vaki!” shkroi ajo.