Një person është arrestuar dje në orët e mëngjesit në Fushë Kosovë pasi kanosi bashkeshorten e tij, pas disa problemeve familjare.

Sipas raportit policor 24 orësh, me urdhër të prokurorit është bastisur banesa dhe lokali i të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Ballkani.info./