Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri stalla e shtazëve, gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:50 minuta në Fushë Kosovë.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin, shkruan Ballkani.info.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

loading…