Fushatë e ulët nga aktivistët e partive në këtë kohë krize

Në kohën kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë koronavirus, ata po ballafaqohen edhe me një sfidë tjetër, krizën institucionale.

Kjo pasi që pikërisht në këtë situatë, do duhej edhe një unitet i përbashkët i të gjitha klasave politike, dy partitë më të mëdha, janë përçarë.

Madje, për këtë situatë poltike s’munguan as protestat nga ballkonet me tenxhere e lugë.

Por, nuk mjafton me kaq.

Aktivistë të partive politike, në rrjete sociale, në vend të solidarizimit dhe apelit për këtë gjendje nga koronavirusi, po shpërndajnë fotografi ilustruese me përmbajtje kërcënuese.

E kjo fushatë është mjaftë e ulët në kohën kur mantelbardhët e qytetarët po luftojnë me një pandemi, derisa sot patëm edhe viktimën e parë.