Fury zbulon detajet e kontratës për meçin kundër Wilderit

Boksieri britanik Tyson Fury ka befasuar të gjithë kur është shprehur se mes tij dhe Deontay Wilder ka një marrëveshje për të zhvilluar edhe një duel të tretë në të ardhmen.

Kjo përballje e tretë do të zhvillohet pavarësisht rezultatit që do të ketë kjo sfidë e dytë mes tyre, që do të zhvillohet më 22 shkurt në Las Vegas.

Ndërkohë që, përballja e parë, zhvilluar në dhjetor të 2018-ës në Los Anxhelos, u mbyll në barazim.

“Mendoj se bëhet fjalë për shumë para dhe askush nga ne nuk ka ndërmend të heqë dorë prej tyre. Kur të humbasë sfidën jam i sigurt se Wilder do të kërkojë triologjinë, pasi kjo është një sfidë që ka shumë të ardhura. Ju garantoj se unë nuk do ta humbas këtë sfidë. Unë do ta kërkoj një sfidë të tretë edhe sikur të dal sërish barazim”, u shpreh Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë.

Dueli i 22 shkurtit është i vlefshëm për titullin kampion bote të këtij Divizioni, kategoria WBC, që mbahet nga Deontay Wilder.

Të dy boksierët janë të pamposhtur në karrierën e tyre.