Furnizuesi i Apple “Foxconn” po shton përpjekjet për të rekrutuar punëtorë të tjerë, përpara lansimit të modelit të ri

Furnizuesi i Apple, Foxconn, po shton përpjekjet për të rekrutuar më shumë punëtorë për fabrikën më të madhe në botë të iPhone, përpara lansimit të një modeli të ri.

Foxconn thotë se punëtorët e rinj në fabrikën e saj në Zhengzhou, Kinë do të marrin bonuse ndërsa punonjësit aktualë që referojnë me sukses një mik ose anëtar të familjes gjithashtu do të kualifikohen për një shpërblim, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, iPhone 15 pritet të lansohet në shtator.

Kjo shënon lëvizjen e fundit nga prodhuesi me bazë në Tajvan për të përmirësuar përfitimet për punëtorët e saj në fabrikën e madhe – të njohur si iPhone City.

Megjithatë, një zëdhënës i Foxconn nuk ka pranuar të komentonte kur u kontaktua, shkruan BBC.

Vitin e kaluar, qindra punëtorë protestuan në fabrikën e Zhengzhou për kufizimet e shkaktuara nga Covid-19 dhe pretendimet për paga të vonuara.