Fundjavë me diell në Kosovë

Reshjet e shiut do pushojnë gjatë ditës së shtunë, ndërsa të dielën do të jetë moti me diell.

Pra, këtë fundjavë pritet rritje e temperaturave dhe vranësirat do të fillojnë të shpërndahen.

Të shtunën reshjet pushojnë, e nga e diela edhe intervale me diell. Në fillim të javës mot stabil, me diell e vransira si dhe me rritje të temperaturave gjatë ditës.

15.10.2021 – Ditën e shtunë parashihet që të reshurat që ranë ditëve të fundit të pushojnë, e nga dita e diel edhe vransirat fillojnë të shpërndahen.

Në ditët e para të javës së ardhshme, pritet të mbajë mot stabil, me diell e vransira, e pa të reshura, e nga dita e mërkurë do të ketë edhe më shumë kthjellime dhe diell.

Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten mundësi për mjegull apo vranësira të ulëta.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë përreth vlerave të pranueshme dhe të mira ditën e shtunë, e nga dita e diel dhe hënë, nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e ndotësit ajror mund të shënojnë rritje në koncentrime, ndërsa indeksi do të kaloj edhe në vlera mesatare, e ditën e hënë edhe në të dobëta

16.10 – Kryesisht vranët, në mëngjes me mundësi për riga lokale shiu, e në zona malore me borë. Pasdite dhe në mrbëmje të reshurat pushojnë.

17.10 – Paradite vransira, që gjatë ditës fillojnë të shpërndahen ku priten edhe intervale me diell.