Fuego publikon projektin e ri të titulluar ‘Ribery’ (VIDEO)

Reperi nga kompania ‘OnRecords’, Fuego ka publikuar projektin e tij të fundit të titulluar ‘Ribery’.

Kënga është ‘diss’ ndaj reperit nga Tetova, S4MM, i cili kishte publikuar një projekt më herët të titulluar ‘1 gur 2 plluma’, ku kishte sulmuar edhe reperët e tjerë nga kompania e Fuegos, përcjell Ballkani.info.

‘Jo bre se ti nuk je burrë, e mshef dorën kur gjun me gurë’, ka thënë ndër të tjerash Fuego.

Kënga si duket është pritur shumë mirë nga publiku, pasi që brenda pak minutave pas publikimit morri mbi 300 komente në kanalin zyrtar të kompanisë në Youtube. /Ballkani.info