Fshatrat nëpër botë me pamje të bukur

Ndonjëherë nuk është e nevojshme për të shkuar në metropole për të kaluar momente të bukura, madje edhe në fshatra mund të kalohen momente të mrekullueshme, relaksuese, një qetësi se zor mund të gjendet në qytetet e mëdha.

Reine është një fshat i vendosur në arkipelagun Lofoten të Norvegjisë, ku do të gjeni pamje mahnitëse, plazhe, dhe pozicion mjaft të mirë për të parë “Dritat e Veriut”.

Një tjetër fshat në këtë listë është edhe Juzcar, në Valle del Genal në Andaluzi, Spanjë, i quajtur ndryshe qyteti i Smurf! Krijuesit e filmit ‘Smurf’, filmi i animuar me kukullat me ngjyrë të kaltër, arritën të bindin 250 pronarë të shtëpive të qytetit për të lyer shtëpitë e tyre me ngjyrë të kaltër.

Turistët vërshuan menjëherë në rrugët e qytetit pas këtij vendimi. Që prej kohës kur qyteti u kthye në ngjyrën e kaltër, asnjëherë nuk i ka humbur turistët, dhe banorët preferojnë t’i mbajnë ende shtëpitë në atë ngjyrë