Prizren

Fshatrat e Hasit të Prizrenit, janë bërë cak i hajnave

Numri i vjedhjeve është shtuar. Shqetësimi i banorëve të Hasit është ngritur edhe në Kuvendin e Prizrenit.

Shefi i Grupit të kuvendarëve të LDK-së Haziz Hodaj,ka kërkuar ndihmë nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Kërkoj nga kryetari i Komunës që të thrras një mbledhje të Komitetit për Siguri për të diskutuar rreth këtij fenomeni”, tha Hodaj.

Sipas tij, banorët e fshatrave të Prizrenit, janë të terrorizuar nga hajnat.

“Familjet hasjane janë të terrorizuar nga hajnat”, shprehet Hodaj, shkruan “PrizrenPress”.

Hodaj tregon edhe një detaje intersante për “fatin” e hajnave.

“Kemi informacione se hajnat pas arrestimit lirohen pas dy dite “.

“Pas lirimit ata po e vazhdojnë hajnin”.

Ai ka ftuar policinë që të tregoi nëse ka hequr dorë nga hajnat.

“Nëse policia ka heq dorë nga hajnat, atëherë duhet të tregojë, sepse banorët vetorganizohen në mbrojtje të shtëpive të tyre”.

Muaj më parë fshati Tupec i Hasit ka qenë caku më i shpesht i hajnave. Për dy javë, në këtë fshat janë vjedhur disa shtëpi.

Ndërkaq, policia nuk ka raportuar se është kapur ndonjë hajn i këtyre shtëpive.