Profesori: Kriminelët serb që punojnë në Kosovë dhe flejnë në Serbi do të arrestohen nga INTERPOL

Kosova po tenton të antarsohet në organizatën më të madhe policore, INTERPOL.

Serbia ka vazhduar me propagandimin e diplomacisë së jashtme për ta penguar antarsimin e Kosovës në INTERPOL.

Këtë vit Kosova synon të antarsohet në votimin që do të mbahet me 20 nëntor në Dubai të Emiratëve të Bashkuara Arabe.

Ballkani.info ka kontaktuar me profesorin e Shkencave të Sigurisë, Avni Islami i cili shpjegoi dobitë në klimën e sigurisë që do t’i ketë Kosova.

“Çeshtja e antarsimit të Kosovës në organizatën më të madhe policore, INTERPOL. Do të ishte e rrugës të ndodhte më herët për shkak që Ballkani ka qënë vazdhimisht rrugë tranzite e krimit të organizuar, terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore. Në rastin e antarsimit të Kosovës në INTERPOL dobitë janë të dyanshme. Dobi më të madhe do të kishte Europa sesa Kosova, natyrisht që edhe Policia e Kosovës i ka dobitë e veta sepse në momentin e antarsimit të Kosovës në INTERPOL do të kemi të drejtë të ngris kallzime penale qoftë për terrorizëm qoftë për kriminel të rangut të lartë për trafikim me qenie njerëzore, krim të organizuar, shitje të paautorizuar të armeve etj. Me rastin antarsimit të Kosovës në INTERPOL do të bëj një hallk në Ballkan, sepse mungesa e prezences së Kosovës në Interpool e ka penguar Policinë e Kosovën që ta kryej funksionin e duhur”, tha ai.

Islami tregoi edhe frikën e Serbisë e cila po tenton ta pengojë antarsimin e Kosovës në Interpol.

“Në anen tjetër me vet faktin që shumë kriminelë serb janë të lirë – Policia ka të drejtë të ngris kallzime penali për të gjithë ata kriminelë që kanë bërë krime lufte. Ka prej atyre që ditën punojnë në Kosovë natën flejnë në Serbi. Për vendin tonë antarsimi i Kosovës në INTERPOL do të jetë shumë i rëndësishëm sepse kriminelët në momentin që të dalin nga Serbia do të arrestohen me urdher të Policisë së Kosovës”, përfundoi, Avni Islami.

Institucionet e Kosovës janë zotuar që këtë vit Kosova do të antarsohet në Interpol. /Ballkani.info/