Mbrëmjen e kaluar, ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Aleancës në Istog dhe kandidati për deputet me numër 78, Prof. Ass. Dr. Frashër Brahimaj, së bashku me kandidatët për deputet nga Istogu dhe strukturat e Aleancës, pritën Kryetarin e Nderit të Aleancës, Ramush Haradinaj, si dhe Kryetarin e Aleancës dhe kandidatin për Kryeministër, Ardian Gjini.

Në takimin e mbajtur në Istog u prezantua platforma programore e Aleancës, e fokusuar në tri shtylla kryesore: sigurinë, energjinë dhe zhvillimin ekonomik.
Të pranishmit theksuan rëndësinë e investimeve strategjike dhe të një qeverisjeje që sjell rezultate konkrete për qytetarët.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrja dhe mbështetja e qytetarëve dëshmuan se Istogu mbetet i përkushtuar ndaj vizionit për më shumë siguri, energji të qëndrueshme, zhvillim dhe udhëheqje që realizon projekte të mëdha në interes të vendit.

AAK 128 ✅️
Prof. Ass. Dr. Frashër Brahimaj 78 ✅️