Franca fiton Ligën e Kombeve

Franca është fituese e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Në finalen e zhvilluar të dielën mbrëma në “San Siro” në Milano, Franca e mposhti Spanjën me shifrat 2:1. Mikel Oyarzabal kaloi në epërsi Spanjën në minutën e 64-t. Menjëherë në minutën e 66-të, shifrat në 1:1 i barazoi Karim Benzema. Për të asistoi Kylian Mbappe.

Ylli francez, Mbappe, shënoi golin e fitores në minutën e 80-të.

Franca është kampione në fuqi e botës dhe tani edhe fituese e Ligës së Kombeve. Edicionin e parë të Ligës së Kombeve e kishte fituar Portugalia.