Aksion

“Fourth Wave”: Regjistrueset e popullsisë janë përballur me ngacmim

Organizata “Fourth Wave”, ka organizuar një aksion para objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Përfaqësues të kësaj organizate kanë mbajtur në dorë një baner me mbishkrimin “Kam shkuar për regjistrim, jam përballur me intimidim. Siguria është detyrë e shtetit”.

Ata kanë thënë se gra regjistruese janë lajmëruar te ta dhe kanë thënë se gjatë regjistrimit janë përballuar me intimidim dhe ngacmim.