Fotografja rigjen shokët e klasës nga viti 2000

Në vitin 2000, kur ishte në vit të fundit në universitetin e Princeton-it, fotografja amerikane, Xhozefinë Sitenfelld, u bëri foto shokëve e shoqeve të klasës, ende me aparat me film, dhe i ruajti fotot.

Pas kaq shumë vitesh, kur miqtë vendosën të ritakoheshin, ajo kërkoi të njëjtët persona që kishte fotografuar dhe u përpoq t’ua bëjë fotot po njësoj, në të njëjtat vende, me pothuajse të njëjtat objekte rrotull.

Albumi i saj i parë mori lëvdata të mëdha për mënyrën se si ishin kompozuar portretet e shokëve të saj. Ata ishin të shkujdesur, pa udhëzime, me flokë të pakrehur e të rehatuar në përditshmëri.

Tani që fotot dalin përkrah, ndjesia e ikjes së kohës ndihet shumë e fortë. Por në fytyrat e personazheve ndihet ndryshimi, fakti që jeta nuk është më një e panjohur, dhe lehtësimi për çfarëdo që mund të kenë arritur.