Fotografia Pacolli-Pompeo bën xhiron e botës

Koalicioni global kundër terrorizmit ka mbledhur në Washington ministrat e jashtëm të më shumë se 70 vendeve të botës.

Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësve nga e gjithë bota u është drejtuar sekretari i shtetit Mike Pompeo dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Ndërkaq një shtrëngim duarsh ndërmjet sekretarit Pompeo dhe ministrit të jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli ka bërë xhiron në mediat më të rëndësishme të botës.

Në përshkrimin e fotografisë thuhet se SHBA vlerëson angazhimin e madh të Kosovës në luftën kundër ISIS ndërsa theksohet edhe fakto që vendi ynë ka pasur numër të madh të luftëtarëve në këtë organizatë terroriste.