Fotografi të papublikuara deri më sot nga sulmet e 11 shtatorit (FOTO)

Arkivistët që blenë një sasi të CD-ve në një shitje gjetën 2,400 foto të Ground Zero në Nju Jork të marra pas sulmeve të 11 shtatorit në 2001.

Ato duket se janë marrë nga një punëtor ndërtimi i paidentifikuar që ndihmoi në pastrimin e rrënojave të kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe zonës përreth, raporton “Bbc”.

CD-të ishin në gjendje të keqe, por të dhënat u gjetën në fund të fundit.

Arkivistët i kanë ngarkuar fotot në Flickr.

Albumet digjitale përfshijnë imazhet e Ground Zero të marra si në nivelin e tokës dhe nga lart, stafi i ndërtimit në punë dhe të brendshme të dëmtuara të blloqeve që rrethojnë kullat.

Rreth 3,000 njerëz vdiqën kur katër avionë të rrëmbyer u rrëzuan në Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, Pentagon dhe një fushë në Pensilvani.