Fotografi që tregojnë Mbretëreshën Elizabeth II duke buzëqeshur gjatë gjithë jetës së saj – nga mosha 1 deri në 95 vjeçe

Një video e postuar në Twitter në prag të funeralit të Mbretëreshës dokumenton sesi Madhëria e saj u rrit nga një vajzë e re në kohën e saj duke luftuar në Luftën e Dytë Botërore dhe ngritjen e saj në kurorë, duke buzëqeshur në çdo hap të rrugëtimit të saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja fillon me një foto të Lilibet – siç e quanin – në moshën një vjeçare, teksa kishte veshur një fustan të bardhë.

Së shpejti ajo tregon atë në moshën pesë vjeçare, në krahun e dikujt ndërsa ajo buzëqeshi butësisht me një fustan rozë.

Në moshën 10-vjeçare, ajo u fotografua duke u dukur më stoike.

Prej aty, ajo shfaqet në moshën 14-vjeçare.

Një fotografi tjetër “kërcen” disa vite më vonë për të treguar Elizabetën duke buzëqeshur në kurorën dhe bizhuteritë e saj teksa mori fronin si Mbretëreshë në moshën 25-vjeçare.

Më pas e tregon atë gjatë shtatë dekadave të saj në fron – në moshat 32, 36, 41, 46, 51, 56 dhe 61, duke u shfaqur në kamera në çdo moshë.

Përfundimisht ajo u shndërrua në gjyshen e moshuar që të gjithë e donin, ende duke mbajtur kurorën dhe xhevahiret e saj në fund të të 80-tave, duke buzëqeshur gjerësisht në kamerë çdo herë, deri në foton e fundit të realizuar vitin e kaluar, kur veshi një xhaketë vjollce.

Videoja u postua fillimisht më 8 shtator, datën e vdekjes së Madhërisë së Saj në Skoci, nga një llogari në Instagram kushtuar fotove të familjes mbretërore.

Aty shkruhej: ‘RIP Madhëria juaj, Faleminderit për shërbimin tuaj si Mbretëreshë për 70 vjet dhe për gjithçka që keni bërë për Britaninë dhe Commonwelth-in’.