FOTO/ S’ka hajgare me Policinë e Kosovës, kapen në dasëm dy surlaxhi e një tupanxhi

Policia e Kosovës po vazhdon me aksione për respektim të masave të reja.

Sot ata patën aksion në një dasëm, ku muzika ishte me tupan dhe surle.

Nga fotografitë e publikuara, shihet se Policia ka nxjerrë jashtë surlaxhinjtë dhe tupanxhinjtë.

Njoftimi i Policisë:

Njësitet policore në rajonin e Prizrenit, të përkushtuar në zbatim të masave Anti Covid-19, në zbatim të planit operativ si dhe ndërmarrjen e masave ndaj atyre që nuk i respektojnë vendimet e marra nga institucionet e vendit.

Njësitet policore, në fshatin Bellobrad të Dragashit kanë intervenuar në një aheng familjar, organizatorit i është shqiptuar fletëparaqitja, kurse të pranishmit janë shpërndarë.