Aktorja

Foto me bikinit e kuqe, si para 20 vitesh, kur luante në “Shtëpiake të Dëshpëruara”, Eva Longoria mahnit sërish

Aktorja 46-vjeçare zgjodhi të pozojë veshur me bikini, si 20 vite me parë dhe vërtetoi se nuk ka humbur aspak nga hijeshia e saj.

Në foton e postuar në faqen e saj, në Instagram, Eva Longoria shkruan se, edhe pse 20 vite vite më vonë, ajo e di që e kuqja është ngjyra e saj.

Me rrobat e banjës me një shpatull, dhe me qëndrimin në majë  të gishtave, artistja ka nxjerr në pah linjat e saj, që nuk njohin moshë.

Evën e kemi njohur si Gabrielle Solis, në serialin “Shtëpiake të Dëshpëruara”, ku përveç aftësive së aktrimit, ajo dalloi për elegancën që e karakterizon.