Foshnja vdes në spital, prindërit zbulojnë se brenda arkivolit ka vetëm plehra

Manuel Hernandez dhe gruaja e tij akuzojnë spitalin e Ocosingo, në Meksikë, se kanë marrë trupin e foshnjës së tyre, pasi zbuluan një ditë pas vdekjes, se brenda arkivolit kishte plehra.

Çifti e kishte çuar djalin në ndihmën e shpejtë, për shkak se nuk ishte ndjerë mirë, por gjendja e tij erdhi duke u përkeqësuar. Kështu fëmija u transferua në një tjetër spital, por çdo tentativë e mjekëve rezultoi e kotë, pasi vogëlushi gjeti vdekjen.

Për prindërit lajmi ishte i tmerrshëm, mirëpo përveç pikëllimit, u përballën me një shok tjetër, humbjen e trupit të fëmijës së tyre.

Një i afërm i çiftit u kthye në spital pak orë më vonë më 9 gusht, për të marrë trupin e fëmijës në një arkivol të bardhë dhe për ta çuar në shtëpinë e prindërve të tij.

Por kur hapi arkivolin, kuptoi se brenda kishte vetëm disa qese plastike, shkruan noa.al.

Kështu çifti u kthye në spital për të kërkuar kufomën e djalit dhe pas disa orësh debate, mjekët i treguan një kufomë, por që nuk ishte i fëmijës së tyre.

Prindërit kanë bërë denoncim ndaj spitalit dhe kërkojnë që të kenë mundësi që ti bëjnë një ceremoni funerale, vogëlushit.

loading…