Ford GT vjen gjatë muajit të ardhshëm, në formë shumë misterioze (Foto)

Me forme shumë misterioze, do të prezantohet një Ford GT, në Goodwood Festival of Speed

Pasi që tregoi fuqinë enorme të Ford Mustang Shelby GT500, që do t’i ketë 760 kuaj fuqi, kompania ka njoftuar edhe për një makinë të re.

Në muajin e ardhshëm, gjatë Goodwood Festival of Speed, Ford do ta sjellë edhe një model GT, me formë shumë misterioze, që ka krah gjigant dhe tavan të rrumbullakosur.

Deri më tani, është shpërndarë vetëm një siluetë e këtij modeli, ndërsa bëhet e ditur se një njoftim special lidhur me të, do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Kjo makinë nga Ford, pritet të jetë e fokusuar për shtigje, që të jetë në gjendje të garojë me Ferrari 488 Pista, si dhe disa super-makinave tjera.