Buxheti

“FMN ka të drejtë të rishqyrtoj projekt-buxhetin e Kosovës”

Fondi Ndërkombëtar Monetar ka kritikuar projekt-buxhetin e miratuar nga Qeveria e Kosovës për rritjen e pagave.

FMN, ka vërejtje edhe për “Listën e Veteranëve” ku Kosova do të shpenzojë miliona euro brenda vitit.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj tha për Ballkani.info se FMN funksionin sipas parimit të ekonomisë së tregut dhe që është normale kërkesa për rishqyrtimin e projekt-buxhetit të miratuar nga Qeveria e Kosovës:

Ekonomia e Kosovës si rezultat i politkës që po kalon që nga pas lufta në një konfuzitet ku në leter dhe deklarime të politkës ditore flitet për ekonomi të tregut por praktikisht ekonomia e tregut ekziston vetem kur i’u hynë në punë politkës ditore por prkatikisht partit politke në Kosovë janë të interesuar vetëm në  shpenzime luksi dhe komoditet që kjo ka qenë e ekonimive majtiste qe përderisa ekonomia vënd nunrin elita politke zhavit buxhetin. Meqë FMN funksionon sipas parimit të ekonimisë së tregut është normale që të kërkoj rishqyrtim sepse sëpari duhet të krijohen politka investive që ato te rrisin buxhetin dhe tani te kanalizohen në ato sektor që priten te krijojnë të ardhura por mese paku ne shpenzojmë dhe luksi qeveritar poashtu edhe në paga te sektorit publik përderisa sektori privat është shumë keq për nga paga minimale dhe elementare ku as per së afermi nuk e plotësojnë shporten e konsumit e aq më pak shporten e veshmbathjes apo të luksit”, tha ai

Sipas, Kadriaj, FMN duhet ta vazhdoj presionin ndaj Qeverisë së Kosovës sepse shpenzimet publike po shktatërrojne të ardhmen ekonomike të Kosovës:

“Duke qenë dëshmitar që qevritë tona kur është në pyetje luksi i tyre jan në gjendje të i rrezikojnë raportet me faktorin nderkombëtar vetëm që te i ofrojnë vetes komoditet. Uroj qe FMN të jetë më këmbngulëse në vrejtjet e tyre sespe me kete lloje qeverisje Kosova çdo ditë e me shumë po e rrezikon të ardhmen ekonomike dhe çdo ditë e më shumë po bëhet vend i pajetueshëm dhe pa perspektivë me papunsi të lart me mirëqenie te ulët ku çdo i dyti i ri tenton te largohet nga Kosova,”, përfundoi Kadriaj.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar në të kaluarën edhe Qeveritë e tjera  për rritjen e pagave për sektorin publik. Sipas tyre shpenzimet e mëdha publike dërgojnë shtetet në deficite buxhetore dhe njëkohësisht zvogëlojnë investimet në projektet zhvillimore. /Ballkani.info/