Autori i emisionit “Drive Time”, Mentor Shuki, është arrestuar nga Policia e Kosovës për posedim të lëndëve narkotike.

Ky rast është konfirmuar edhe nga Kryeprokurori, Imer Beka, i cili tha se arrestimi ka ndodhur para tre-katër ditësh.

Një gjë të tillë e ka hedhur poshtë Mentor Shuki.

Ai për Ballkani.info tha se nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndër të tjera Shuki ka bërë të ditur se nuk është mirë me shëndet dhe se është duke kryer disa trajtime mjekësore.

“Nuk jam arrestuar nga Policia e Kosovës, nuk jam mirë me shëndet, jam duke i kryer disa analiza, se po më doket më ka munduar brumi”, tha Shuki për Ballkani.info.