Flamurtari e befason Feronikelin në Superligë

Flamurtari e ka befasuar Feronikelin në javën e 24-të në Superligën e Kosovës.

Flamurtari ka arritur t’i marrë një pikë Feronikelit, pasi ndeshja përfundoi, 0:0.

Edhe pse rastet nuk munguan në ndeshje, të dy skuadrat nuk arritën t’i tundin portat për më shumë se 90’minuta.

Pas javës së 24-të, Feronkieli vazhdon të jetë lider me 56 pikë, tri më shumë se Prishtina që është në vendin e dytë.