Fjalimi emocionues i Ritës pas vdekjes së Aviicit

Vdekja e DJ të njohur e pati prekur shumë, e tash po këndon në nderimin e tij.

Rita Ora dje ishte prezentë në një organizim madhështor në Stockholm, ‘event’ ky i organizuar nga prindërit e Aviicit, Dj i cili bëri vetëvrasje vitin e kaluar.

Ky koncert u organizua me qëllim të ndërgjegjësimit të personave që vuanjë me probleme mentale, arsye kjo që i dha fund jetës Aviici.

Këngëtarja shqiptare e cila kishte edhe një bashkëpunim me Dj-n suedez ‘Lonley together’, gjatë interpretimit ka emocionuar me fjalët e saj prekëse.

“Unë dua të falënderoj familjen e Aviciit për organizimin e kësaj për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor veçanërisht brenda industrisë së muzikës. Shpesh suksesi mund të shihet si një përfaqësim që dikush po e bën mirë edhe mendërisht, megjithatë mund të shohim këtu që ka kaq shumë punë për të bërë”, ka shkruar Rita Ora.

https://www.instagram.com/p/B5tRzX3la-D/?utm_source=ig_embed