Zgjedhjet

Fitorja tjetër e Trumpit, e mund Nikki Haley në vendlindjen e saj – Karolinën e Jugut

Donald Trump është një hap më afër fitores për nominim presidencial nga Republikanët, pas fitore masive ndaj Nikki Haley në Karolinën e Jugut, shkruan BBC.

Ish-presidenti amerikan fitoi kundër kundërshtares në vendlindjen e saj për 20 pikë, fitorja e katërt me radhë, transmeton Telegrafi.

Madje Trump as nuk e përmendi rivalen e tij derisa po festonte, duke e mbajtur mendjen në zgjedhjet e përgjithshëm të nëntorit.

Kjo i rrit gjasat për një garë tjetër për Shtëpinë e Bardhë kundërkandidatit Joe Biden.

“Do ta shikojmë Joe Biden drejt e në sy”, u tha mbështetësve disa minuta pasi mediat amerikane gjatë një projeksioni e nxorën atë fitues.

“Ai po shkatërron vendin tonë – dhe ne do t’i themi Joe dil jashtë, je i shkarkuar”, shtoi Trump.

VIDEO BONUS: Limaj fton të rinjtë mos t’ia kthejnë shpinën atdheut: Kosova sot në anarki, bashkohuni me neve