Fitore e madhe, ​Prishtina mposht Bodo/Glimt

Futbollistët e Prishtinës shënuan sonte fitore në “Fadil Vokrri” kundër skuadrës norvegjeze Bodo/Glim.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së tretë kualifikuese në UEFA Conference League.

Mysafirët erdhën të parët në epërsi në pjesën e parë me golin e Berg në minutën 11.

Skuadra vendëse arriti të barazojë shifrat një minutë para përfundimit të pjesës së parë përmes John, për të cilin ky ishte goli i tij i tretë në garat ndërkombëtare me Prishtinën.

Derisa pjesa e parë përfundoi pa fitues, në 45 minutat e dyta u përcaktua edhe fituesi i ndeshjes.

Prishtina ka arritur ta përmbysë rezultatin në minutën 82, kur Marius Lode i mysafirëve qëlloi në portën e vet.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në stadiumin “Aspmyra”.