Fiton Liverpooli, gëzohet Avdullah Hoti

Pas pesë ndeshjeve rresht pa fitore në Premier League, Liverpooli ka arritur të marrë pikët e plota nga përballja me Tottenhamin në Londër.

“Të Kuqtë” e Jurgen Kloppit fituan me rezultat 3:1.

Roberto Firmino hapi serinë e golave në sekondat e fundit të pjesës së parë, me Alexander-Arnoldin që dyfishoi epërsinë në minutën e 47-të. Hojbjergu ngushtoi rezultatin menjëherë më pas, para se Sadio Mane në minutën e 65-të të vuloste fitoren e LIverpoolit.

Me këtë fitore, kampioni shkon në kuotën e 37 pikëve në pozitën e katërt, katër pikë më pak se lideri Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Tottenhami ka 33 pikë në pozitën e gjashtë, shkruan Ballkani.info.

E kjo fitore e ka gëzuar edhe kryeministrin në detyrë dhe kandidatin e LDK-së për kryeministët, Avdullah Hotin.

Hoti në profilin e tij në Facebook e ka postuar një foto të Liverpoolit dhe me mbishkrimin 3-1.

Hoti është fans i Liverpoolit dhe ditë më parë e ka krahasuar LDK-në me këtë ekip anglez. /Ballkani.info/