Fitoi 1,2 milion dollarë duke vënë bast për Tiger Woods, tha se ishte hera e parë që kishte vënë bast në sport

James Adducci nga Wisconsin kishte mbi 1 milionë arsye për të festuar fitoren e Tiger Woods në “Masters” të golfit.

Kur Tiger Woods fitoi “Masters” të dielën ai bëri shumë njerëz të lumtur, me miqtë, familjen dhe tifozët të gjithë së bashku për të festuar ngjitjen e Woods përsëri në krye të sportit të tij.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, ka të ngjarë që askush nuk ishte më i lumtur me fitimin e Woods sesa James Adducci nga Wisconsin, i cili vendosi një bast 85,000 dollarë për Woods për të fituar Master.

“Nëse do ta shihja Tiger, unë do t’i tregoja atij se e kuptoja presionin që ai duhet të ketë pasur, sepse unë, për një çast, u ndjeva njëjtë”, ka thënë Adducci.

Siç bëhet e ditur, të hënën, Adducci ishte në Las Vegas për të arkëtuar biletën e tij fituese prej 1,2 milionë dollarë.

Dhe kur ishte deklaruar për mediat, ai kishte shokuar të gjithë – duke thënë se kjo ishte hera e parë kur ai kishte vendosur një bast ndonjëherë në sport.

Siç ka thënë tutje ai, besimi i tij në Woods erdhi jo vetëm nga forma e tij e mirë, por edhe nga fakti se Woods do të luante para fëmijëve të tij.