Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, kanë qenë së fundmi pre e një skandali mediatik, ku një agjenci turistike vendore ka akuzuar çiftin se kanë një borxh të pashlyer prej më shumë se 20 mijë eurosh, për një pushim që dyshja kishin bërë në ishujt Maldive, në prillin vitit të kaluar.
Syla pak më parë ka publikuar një video në Instastory, në të cilin ka reklamuar paratë me ‘bollëk’ që i posedon ai në bankë, shkruan Demokracia.com.
E përmes kësaj video, ai i ka dërguar një mesazh Kurtit, sa i përket shtrenjtimit të rrymës elektrike.
“I dashur kryeministër Kurti, ju kam shum per zemer, por mos e rritni çmimin e rymmes per popullaten. Nese ju nevojitet buxhet, boni zo!” shkroi ai në video.







