Ndaj deklartës së Kryeministres Serbe , Ana Brnabiç e cila në një konferencë të përbashkët për media me ambasadorin e BE-së në Beograd, tha se shqiptarët e Kosovës “janë të dalë nga mali”, ka reaguar edhe deputeti nga radhët e PSD-së Fisnik Ismaili.

Ai përmes një postimi në facebook i ka thënë Brnabiç-it se është e vërtetë që kanë zbritë prej malit të Kosharës si fitues, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se deputeti Ismaili ka qenë pjesmarrës në betejën e Kosharës.

Ja postimi i plotë:

Po, zonja Brnabić, shumë e vërtetë. Prej malit të Koshares kemi zbritë, si fitues.