Fisi që ha mish majmuni dhe flet një gjuhë të panjohur më parë

Këto fotografi mahnitëse ofrojnë një pamje të rrallë të mënyrës së jetesës së një fisi nomad në Nepal.
Njerëzit “raut”, të cilët e përshkruajnë veten si “mbretërit e pyllit”, mbijetojnë me një dietë me mish të majmunëve dhe perimeve në pyll.

Fisi i pazakonshëm, i cili jeton në perëndim të vendit, shpesh refuzon që njerëzit e tjerë t’i takojnë ata në pyll, transmeton Gazeta Express.

Por, fotografi nepalez Ram Paudel, arriti që të fitojë një “qasje speciale” në këtë fis, ku qëndroi për tri ditë.

31-vjeçari, i cili jeton tani në Gjermani, udhëtoi tri ditë derisa e gjeti këtë fis që jeton në Dailekh dhe Achham. Njerëzit “raut”, që konsistojnë me 150 individë, nuk kanë tokë të veten dhe lëvizin çdo dy muaj në një vend të ri.

Ata jetojnë larg fshatrave të tjera, të fshehur në pyje. Ata e përshkruajnë veten si “ban k raja” – që do të thotë “mbretërit e pyllit” – duke folur në një gjuhë të pashkruar tibeto-burmane.

Megjithatë, shumica e njerëzve më të rinj të këtij fisi, janë në gjendje që të komunikojnë në gjuhën nepaleze, gjuhën nacionale.

Këto janë fotografitë që ky fotograf i bëri atje: