Fiorentina insiston për Suson

Suso pritet të largohet nga skuadra e Milanit.

Disa ditë më parë, u raportua se Lyoni dhe Roma janë futur seriozisht në garë për spanjollin.

Mirëpo gjatë ditëve të fundit në garë ka hyrë edhe skuadra tjetër italiane, Fiorentina.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Fiorentina është e gatshme të përshpejtojë për Suson. Drejtorët e “Violas” duan ta mbyllin marrëveshjen këtë javë për të mposhtur konkurrencën e dy ekipeve të lartë përmendura.

Kujtojmë që Milani do ta linte të lirë Suson nëse Fiorentina është e gatshme të paguajë 30 deri në 35 milionë euro për të.

loading…