Filluan punimet në ndërtimin e infrastrukturës te Ujëvarat e Mirushës

Duke ditur rëndësinë e veçantë natyrore dhe turistike dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve, tek parku Ujëvara e Mirushës kanë filluar punimet në ndërtimin e shtigjeve të ecjes.

Në inspektimin e këtyre punimeve mori pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me bashkëpunëtorët e tij.

Elezaj, duke i parë nga afër punimet e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor, shtoi se ky investim stimulon zhvillimin e turizmit në komunën tonë, një potencial i jashtëzakonshëm yni; rrit frekuentimin e vizitorëve duke ndikuar kështu në zhvillimin e aktiviteteve të shumta kulturore e rekreative dhe do të mundësojë ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-historike.

Ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ujëvarat e Mirushës njihen për një biodiversititet shumë të pasur, me ujëvara, kanione e peizazhe shumë të bukura dhe tepër atraktive, unikale në Kosovë dhe jashtë vendit.

loading…