Delegacioni kosovar në krye me kryeministrin Ramush Haradinaj së bashku me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel.
Tema të diskutimit në këtë takim pritet jenë kriteret politike, ekonomike, bashkëpunimi dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), etj.
Në takim do të flitet edhe për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Pjesë e delegacionit kosovar të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, janë dhe zëvendësministrat Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.







