Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi me shtresën e parë të asfaltit në Unazën e Kryeqytetit.

Xhaferi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se kjo rrugë do të posedojë edhe shteg të çiklistëve dhe trotuar, raporton Ballkani.info.

“Jemi duke asfaltuar shtresën e parë të asfaltit në Unazën e Kryeqytetit. Krahas rrugës do të ketë shteg të ciklistëve, tretoar, po ashtu do të trajtojmë hapësirat publike, me ulëse dhe gjelbërim! Bashkë për Prishtinën çfarë e duam!”, ka shkruar ai./Ballkani.info/

Postimi i plotë: