Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme pas mbledhjes së 42 nënshkrimeve.
Arsyeja e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme është mosliberalizimi i vizave – dështim që i atribohet Qeverisë së Kosovës nga dy partitë opozitare, LDK dhe LVV, shkruan Ballkani.info.
Opozita ka kritikuar vazhdimisht Qeverinë e Kosovës për “dështime diplomatike”, përderisa Qeveria pretendon që ka kryer gjitha obligimet e kërkuara nga Bashkimi Europian(BE) për liberalizimin e vizave.
Kjo seancë e jashtëzakonshme ka pasur të filloj në ora 16:00, por ende nuk ka nisur për shkak të mungesës të deputetëve të poztiës. /Ballkani.info/








