Fillon protesta e serbëve në Veri kundër taksës për produktet serbe
Ka filluar protesta e serbëve në Veri kundër taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe. Kjo është protesta e tretë e serbëve kundër kësaj takse. Ata kanë thënë do të vazhdojnë të mbahen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Hapësira ku po mbahet protesta e serbëve të veriut kundër taksës ndaj produkteve serbe, është mbushur plot me flamuj të Serbisë, e pankarta kundër kësaj takse.
Ekipi i Gazetës Express është duke qëndruar në Veri, prej ku raportojnë se qytetarët tashmë janë mbledhur e po protestojnë kundër kësaj takse.
Në këtë protestë mbajti fjalim edhe Rektori I Universitetit në Veri të Mitrovicës, Rade Gërbiq. Ai tha se nëse do të kishin mundësi, institucionet në Prishtinës do tua ndalnin edhe diellin serbëve të veriut.
Rektori i Universitetit në Veri të Mitrovicës, Rade Grbiq gjatë protestës tha se “institucionet në Prishtinë po duan të na largojnë nga çdo e drejtë për të jetuar e mësuar”. Madje, ai tha se ata nëse do të kishin mundësi do tua ndalnin edhe diellin serbëve të veriut.
“Si rektor mundem të ju them se gjithmonë do të jemi me ju dhe do të kërkojmë nga shteti joneë Republika e Serbisë që ju të keni shkollim të mirë.
S’ka njerëz me te kqi se ata që qohen kundër jetesës se të rinjeve. Me pas mujte edhe diellin na kishin nale.”, tha Gërbiq duke iu drejtuar protestuesve
Ndryshe, në protestën e djeshme morën pjesë mbi 6 mijë persona, ndër ta ishte i pranishëm edhe bosi i krimit në veri Zvonko Veselinoviq.
Fjalimet e pjesëtarëve të Listës Srpska por edhe të personaliteteve të tjerë në veri, ishin akuzuese kryesisht ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj. Drejtori i Spitalit në rajonin e Veriut të Mitrovicës, i çoi selam Haradinajt, duke i thënë se po sillesh si Sulltani. Aty, pos parullave të shumta, u lëshuan edhe këngë patriotike serbe që i këndonin “Kosovës dhe Metohisë”./Gazeta Express